Montag, 7. Oktober 2013

Duda pas 50 vjetve



Policia merr në duar rastin e rrahjes së të miturës kosovare

Policia në Mitrovicë ka filluar hetimet përkitazi me videon shokuese e cila po bënë gjiron në internet, e ku shihet një vajzë e mitur duke rrahur një tjetër vajzë të shkollës fillore.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, i ka thënë Klan Kosovës se policia ka filluar hetimet dhe ka bërë identifikimin e kryesve të këtij akti. 

Meqë nxënësit janë të mitur, policia në këtë rast është dytësore, pasi që sipas ligjit me të duhet të merret Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit Komunal, Shkollat dhe prindërit.

Për sjelljen e nxënëses së quajtur Duda, ka reaguar edhe drejtori i Shkollës fillore “Musa Hoti". 

Iset Beka, në reagimin e tij dërguar medieve thotë se, në emër të Bordit të shkollës "Musa Hoti", në emër të Këshilli të arsimtarëve dëshiron të dënoj aktin e dhunës së shprehur në mes të nxënësve në një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Në këtë video shihet një nxënëse duke shkaktuar dhunë ndaj një kolege - nxënëse. Ne si shkollë njoftojmë opinionin e gjerë se nga akterët e kësaj ngjarje vetëm viktima është nxënëse e shkollës sonë: D. U., nxënëse e klasës së VII, ndërsa shkaktarja e kësaj dhune është nxënëse e një klase më të lart nga një shkollë tjetër e qytetit”, thuhet në reagimin e drejtorit Beka.

Sipas tij, rasti ka ndodhur ditën e diel dhe ka qenë jashtë procesit mësimor afër urës së Ibrit. 

                                        Policia merr në duar rastin e rrahjes së të miturës kosovare

Duda kerkon falje Publikisht



Notat e Dudes ne nje univerz paralel.